Operatorët turistikë i kanë dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Unioni Turistik në këtë ketër thotë se duhet që të ecim me hapat e fqinjëve. Po ashtu, ai tha se duhet të shpëtohet sektori i turizmit

“Të ecim me hapat e fqinjëve. Të shpëtojmë sektorin e turizmit. Të hapet turizmi i brendshëm. Të hiqen barrierat për turizmin. Të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes” thuhet në thirrjen e Unionit drejtuar kreut të qeverisë.

Unioni Turistik shprehet se duhet që të hapet edhe turizmi i organizuar. Në letër thuhet edhe se hapja graduale e turizmit është mundësi që kjo industri të ripërtërihet.