Ministrja Elisa Spirali është kthyer pak kohë pas teksa ka kujtuar deklaratën e saj që bëri bujë në të gjithë mediat, kur krahasoi kryeministrin Edi Rama, me Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar.
E ftuar në “Hard talk”, me Roland Qafoku, Spiropali la të nënkuptohej se mund ta kishte pasur edhe me atë mbi kalë (Skenderbeun e vërtet), pasi në ato momente ishin në shesh.
Pjesë nga biseda
Roland Qafoku: Po si e thatë atë, si ky Skënderbeu këtu, nuk e kafshuat buzën dhe thaë ups më doli, si e bëtë atë krahasim
Elisa Spiropali: Ju nuk jeni të vëmendshëm, sepse nuk e paskeni dëgjuar deri në fund fjalën time. për cili Skënderbe, për atë mbi kalë? sepse ishim në shesh…
Roland Qafoku: Nuk e kishit për zotin Rama…
Elisa Spiropali: Asgjë nuk është rastësi nga ato që unë them. Ju e thatë vetë se historia jo vetëm përsëritet por edhe rimon…
Në mars të vitit të shkuar, Spiropali foli për Shqipërinë të cilën e quajti si vendin që ideoi Skënderbeu, duke e drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, teksa thoshte ‘ky burri këtu’. Kjo deklaratë bëri shumë bujë në media.
https://youtu.be/rbUSAxHe5vE