Shkalla e papunësisë në SHBA është rritur në 14 7% ku 20 5 milion vende pune janë humbur përgjatë muajit prill, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo është rritja më e madhe, që prej Depresionit të Madh në 1930. Vetëm dy muaj më parë, shkalla e papunësisë ishte 3 5%
Raporti i Departamentit të Punës tregoi rënie në çdo sektor të ekonomisë. Presidenti amerikan Donald Trump, tha se nuk ishte aspak i surprizuar nga këto shifra. Edhe nëse papunësia do të ulet me hapjen e ekonomisë, sërish do të duhet shumë kohë, për të shëruar plagët në ekonomi, që ka shkaktuar pandemia