Dashi do të shkojë fillimisht në palestër dhe pastaj në darkë në klub me miqtë për të festuar. Demi do të shkojë tek kafja e preferuar ose më saktë tek restoranti i preferuar për të shijuar një pjatë të shijshme buzëdetit. Binjakët do takohen me miqtë e tyre dhe do e jetojnë atë sikur të ishte dita e fundit. Gaforrja do takohet me njerëzit dashur që nuk i kishin takuar gjatë kësaj periudhe.Luani do hedhë pizhamat nga dritarja dhe gati për një veshje plot glamour për të shkëlqyer.

Virgjëresha do vrapojë për të takuar shokun ose shoqen e ngushtë i/e cila po qan se ka ngelur pa punë gjatë karantinës dhe do i japin zemër. Peshorja vrap për tek qendrat estetike. Njerëzit do të mund t’ju takojnë pasi të kesh bërë mirë disa trajtime për flokët, fytyrën dhe të mos harrojmë thonjtë. Akrepi, sèks, sèks, sèks. Ata që nuk janë karantinuar me të dashurin gjatë kësaj periudhe e kemi fjalën.

Shigjetari Valixhet gati dhe aventurat e reja ju presin. Bricjapi Ju nuk keni shpresë, sërish zyra juaj e punës do jetë në plan të parë. Ujorit do i duhen disa pushime të tjera ( në një vend me det sigurisht), për të marrë veten nga “pushimet” në karantinë. Peshqit do kenë nevojë të menjëhershme për të kërcyer në mënyrë që të largoni gjithë energjitë negative të mbledhura gjatë karantinës.