Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Më tej shtohet se Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
“Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “TeatriKombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqinde njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani” Tiranë, me qëllim ndërtimin e njëgodine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet einteresit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshmetë pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa edytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorimtë njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare” është ky vendimi i qeverisë.
Debati për Teatrin Kombëtar ka më shumë se dy vite që po bëhet mes artistëve, bashkisë e qeverisë. Artistët kundërshtojnë vendimin për prishjen e godinës dhe ndërtimin aty të një projekti të ri, që deri pak javë më parë parashikonte dhe disa kulla. Për këtë vjet në korrik, Kuvendi miratoi dhe një ligj special për kalimin e pronës tek privati, por ky ligj nuk u zbatua kurrë. Mes artistëve dhe qeverisë ka pasur shpesh herë përplasje, por Teatri Kombëtar vijon ende të rezistojë.