Është përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme arkitekti dhe piktori Maks Velo, i cili u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin shumë pak njerëz kryetari i bashkisë Erion Veliaj, arkitektët Armand Vokshi, Artan Shkreli, si dhe gazetari Ben Andoni
Gazetari Andoni në fjalën e tij tha se Maks Velo ishte model i qytetarit të angazhuar.
Maks Velo ka lënë një trashëgimi të vyer. Maksi është prapë i gjallë. Modeli i tij i madh i qytetarit të angazhuar është një model për të gjithë ne. u shpreh Andoni.
Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kurrë se do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s’u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni se dinë që bisketat janë të Maksit.
Do bëjmë shtëpinë e tij muze. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do ja kthejmë me dinjitet veprën e tij në një muze dhe memorium tha kryebashkiaku Veliaj.