Në hyrje të qytetit të Shijakut, në një objekt modest, Hasani kujdeset për të riparuar dhe më pas për të shitur korrëse bari. Pasionin e tij të hershëm për të pasur një zanat dhe dyqan të tijin e arriti menjëherë pasi mundi të siguronte një shumë parash.
“Në këtë zanat unë kam 18 vite dhe nuk duhet të jesh gjaknxehtë, kokëfortë dhe i ngutshëm në këtë zanat”, është shprehur mekaniku në Shijak.
Atë që e bën të ndryshëm, servisin e tij modest është prezenca e bashkëshortes së tij Emies. Por Elmia nuk vjen në dyqan as për të sistemuar dhe as për të pastruar ambjentin, por është aty për të punuar njësoj si bashkëshorti i saj, ndoshta edhe më shumë. Duart e saj nga mëngjesi dhe deri në mbrëmje janë të mbuluara nga vajrat dhe gra sot.