Që prej nisjes së përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, një sërë personazhesh shqiptarë thanë se nuk kishin frikë nga COVID-19. I tillë është edhe rasti i deputetit Kujtim Gjuzi, i cili i qëndron besnik recetës së tij. Mjaltë dhe arra…por edhe ndonjë picë për të forcuar imunitetin, kjo është pamja që servir deputeti i opozitës së re në Kuvend.
Së fundmi, ai shihet teksa ushqehet me pica me disa të afërm të tij pa respektuar asnjë masë sigurie. Gjuzi njihet edhe për pasionin e tij për të ngrënë byrek, por tashmë, byreku është zëvendësuar me pica.
Ajo që bie në sy në foto është shtimi në peshë sidomos në zonën e barkut. Duket se periudha pas karantinës nuk do jetë fort e përshtatshme për Gjuzin dhe xhirot e tij në plazh, megjithatë ngelet për t’u parë sesi do të jetë vera për të.