Mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije herë pas here se pacientët e infektuar nga Covid-19 edhe pasi të jenë shëruar, do të kenë shumë probleme më vonë me shëndetin.

Sëfundmi sipas studiuesit kinez koronavirusi ka aftësinë të qëndrojë të jetë në spermën e meshkujve edhe pas shërimit.

Ky lajm është bërë me dije ditën e djeshme nga studiuesit kinezë, fakt që tregon se në këtë mënyrë përmes marrëdhënieve seksuale virusi do të vijojë të transmetohet edhe më gjatë.

Mësohet se një ekip në Spitalin Komunal Shangqiu testoi 38 pacientë meshkuj të trajtuar atje në kulmin e pandemisë në Kinë, në janar dhe shkurt. Dhe rreth 16 % e tyre kishin prova të koronavirusit në spermën e tyre, raportoi ekipi.

Rreth një e katërta e tyre ishin në fazën akute të infeksionit dhe gati 9 për qind e tyre ishin duke u shëruar, raportoi ekipi.

“Ne zbuluam se SARS-CoV-2 mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve me COVID-19, dhe SARS-CoV-2 mund të zbulohet në spermën e pacientëve që shërohen. Edhe nëse virusi nuk mund të ‘kopjohet’ në sistemin riprodhues të mashkullit, ai mund të vazhdojë, ndoshta mund të rezultojë nga imuniteti i privilegjuar i testikujve.”- ka shkruar Diangeng Li nga Spitali i Përgjithshëm i Ushtrisë së Popullit Kinez dhe kolegët e tij.

Sipas CNN ky nuk është një konstatim befasues pasi që shumë viruse mund të jetojnë në traktin riprodhues të mashkullit. Edhe viruset e mëparshme Ebola dhe Zika u gjetën në spermë, ndonjëherë disa muaj pasi një pacient mashkull ishte shëruar.

Megjithatë kjo ende nuk është e qartë nëse koronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë pasi gjetja e provave të virusit nuk do të thotë se është infektive.

“Nëse mund të vërtetohet se SARS-CoV-2 mund të transmetohet seksualisht në studimet e ardhshme, transmetimi seksual mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit të transmetimit.”- ka thënë ekipi.

Burimi: Theguardian