Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qënë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së piktorit dhe arkitektit, Maks Velo.

Gjatë ceremonisë, ai ka mbajtur një fjalë të shkurtër për jetën dhe veprën e tij Velos, duke e vlerësuar rolin e tij si qytetar.

“Siç jetoi në dinjitet do ta përkthejmë edhe veprën e tij. Më tha një punonjëse në bashki; kreytar u trashëm në karantinë. I thashë tani po shkoj tek një njeri që gjysmën e jetës e kaloi në karantinë. Maksi gjysmën e jetës e kaloi në një karantinë që quhej burg. Pyetja nuk është sa vite kishte por sa prodhoi? Një stof që vjen rrallë, një njeri me sqimë. Kishte dëshirë të flisje dhe të por edhe të debatoje. Shpresoj që do të frymëzojë breza të rinj. Sot i themi lamtmirë një qytetari të shkëlqyer” tha Veliaj.