Anulimi i dasmave dhe i koncerteve kanë qenë në fokusin kryesor të artistëve ditët e fundit. Kështu ka qenë edhe për këngëtarin Gjeto Luca.
Në një intervistë për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, Gjeto Luca rrëfeu se si po i kalon këto ditë izolimi, teksa u shpreh se ndonëse e ka përjetuar keq në fillim,kjo pandemi e ka një të mirë, e ka mbledhur me gruan.
“Me thënë të drejtën dhjetë ditëshin e parë e përjetova keq pastaj thashë që duhet me e mbledh veten se nuk ishim mësuar me ndenj si të gjithë shqipëtarët dhe fillova me u integru. Duke pasur shtëpi private jam marrë jo me lule, jo me pemë. Në dhjetë ditëshin e parë na ra si bombë na stresoi dhe duke ndjekur në media bëhet më e ëgër bëhet më stresante. Mirëpo edhe njeriu duhet me e mbledh veten duhet me u rujt por i ka pasur edhe të mirat e veta na ciftoi ne që kemi qenë rrugëve na mblodhi me gratë na mblodhi në shtëpi” u shpreh me humor këngëtari.
Përsa i përket koncerteve dhe dasmave Gjeto u shpreh se shumë prej tyre janë anuluar dhe kjo shkon kundër traditave shqiptare.
“Bëmë tre koncerte dhe na janë anuluar edhe katër. I kemi anuluar të gjitha me rradhë ishalla nuk po na bllokohen dasmat sepse edhe i fikim njerëzit se është gjynah një herë martohet. Ne nga veriu dhe nga Kosova e kemi si natyrë mos me e anullu dasmën mos e e shty datën e dasmës”
Gjeto prezantoi edhe djalin e tij Marko , ku babë e bir kanë bërë edhe bashkëpunimin e tyre të dytë, një këngë e cila ka marrë mijëra klikime.