Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha kanë sot 15 vjetorin e martesës së tyre.
Ky fakt është bërë i ditur nga bashkëshortja e kreut të opozitës, e cila ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të ceremonisë martesore të çiftit Basha.
Në foto, duket Aurela është e veshur me vellon e bardhë dhe Basha me kostumin e zi, po ashtu çifti duket se është celebruar në Bashkinë e Tiranës.
Një vit më parë gjatë një takimi në Pogradec, Lulzim Basha rrëfyer detajet ta lidhjes me bashkëshorten. “Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 14 vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale” është shprehur Basha.