Italia ka kapërcyer sot mbi 30 mijë viktima nga koronavirusi, ndërsa ka regjistruar 243 viktima dhe 1327 raste pozitive më shumë në 24 orët e fundit. SHBA, Britania dhe Italia janë tre vendet që kanë regjistruar mbi 30 mijë viktima.

Numri i personave aktual pozitiv me COVID 19 është 87 961 raste, me një reduktim me 1,663 të prekur më pak se një ditë më parë.

Që nga nisja e pandemisë deri më sot, Italia ka regjistruar 30,201 viktima dhe 217,185 persona të infektuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre deri më sot është 99,203.

Në repartet e terapisë intesive dita e sotme ka regjistruar 148 pacientë më pak dhe numri i tyre që po kurohen aktualisht është 1,168.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,445,063 tampone.