Bashkia e Vjenës në Austri ka nderuar me titullin “Ambasador të Paqes” një sërë personalitetesh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nga tri prej personaliteteve nga Shqipëria dy prej tyre janë nga Shkodra. Kështu bashkia e Vjenës ka nderuar me
titullin “Ambasador të Paqes” famullitarin e Shkodrës dom Vlash Palaj për kontributin e tij si një prej përfaqësuesve më të lartë të klerit në Shkodër si dhe mesazhet që përcjell por edhe punën e tij në famulli dhe në shërbim të shoqërisë duke qenë aktiv në shumë momente të rëndësishme. Këtë titull bashkia e Vjenës e ka dhënë edhe për ish-kryetaren e këshillit të qarkut Shkodër Greta Bardeli, aktualisht nënkryetare e PD Shkodër por edhe pedagoge në fakultetin e drejtësisë në Shkodër.
“Ambasador i Paqes” edhe ish kryetarja e qarkut e ka marrë për kontributin e saj në jetën politike dhe sociale. “Ambasador i Paqes” e mori edhe Arjeta Kokalari nga bashkia e Vjenës në Austri po ashtu për kontributin e saj. Mes emrave të vlerësuar me këtë titull të rëndësishëm nga bashkia e Vjenës janë edhe shqiptarët e tjerë Vlora Ademi, Xhenc Bezhi dhe Hazir Mehmeti nga Kosova, Dijana Toska dhe Abidin Krasniqi shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi për dhënien e këtij titulli për këta personalitete u bë i ditur nga shkodrani Gjergj Jozef Kola i cili prej vitesh jeton dhe punon në Austri teksa shprehet në një postim në facebook se “Jam i lumtur të presim në Vjenë këto miq të nderuar nga fushat e ndryshme të jetës shqiptare dhe t’i nderojmë me titullin e lartë dhe mjaft motivues “Ambasador të Paqes. Kurrë mos pushoni për të sakrifikuar për paqen dhe prosperitetin për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe siç thotë Nënë Tereza”, shkruan Kola.