Gazetarja për shëndetin publik, njëherësht eshe fituesja e çmimit Pulitzer, Laurie Garett, e cila tashmë quhet si Kasandra pasi në librin e saj që kishte botuar në 1994-n, parishikonte një pandemic të tmerrshme.

Së fundmi ka folur për mediat e huaja, e cila ka thënë se pas përfundimit të pandmesë asgjë nuk do të jetë si më parë. Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk mund të bëjmë një parashikim për të ardhmen pasi të gjithë shtetet po veprojnë në mënyra të ndryshme.

“Mendoj që do të na duhen katër ose pesë vjet nga tani, dhe nuk do të ketë asnjë aspekt të vetëm të jetës që nuk do të ndryshojë. Është pothuajse e pamundur të parashikohet plotësisht ndryshimi ynë” u shpreh ajo. Problemi i madh i momentit është se kemi përgjigje shumë të fragmentuara ndaj sëmundjes kudo në botë. Çdo vend po vepron sipas mënyrës së vet, edhe brenda një vendi ka shtete apo provinca që marrin masat e tyre. Nuk kemi një qasje të unifikuar; disa shtete i kanë hyrë garës për prodhimin e një vaksine me shpresën të fitojnë kohë dhe të zgjidhin problemet e veta lokale” tha Garrett.

Siç shkruan CNN, shumica e shteteve në SHBA po heqin dorë nga kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit e ndërkohë po përgatitet hapja e kufijve si dhe po hapen shumë biznese.

Ndërsa Kasandra më tej ka thënë se virusi do të qarkullojë edhe nëse do të ketë një vakisnë, duke shtuar se shumë shtete mund të pendohen për veprimet që po bëjnë.

“Virusi do të vazhdojë të qarkullojë në botë, pavarësisht nëse ekziston apo jo një vaksinë përveç nëse ne jemi të angazhuar për një qëllim strategjik për të hequr qafe virusin nga planeti, me zbatimin e duhur të vaksinës për të gjithë: 7.5 miliardë njerëz Të gjitha llojet e ndërveprimeve dhe sjelljeve që i kemi lënë pas dore do të duken ndryshe. Ne akoma nuk e kemi ndjerë efektin e depresionit të madh në të cilin po jetojmë” tha Garrett.

Deri më tani janë shënuar 272,000 viktima në të gjithë botën. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Virusi po përhapet me shpejtësi në Meksikë dhe Pakistan, mijëra të infektuar gjatë orëve të fundit. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë humbur jetën 77.190 qytetarë dhe janë prekur nga virusi 1.297.003 persona. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 30.201 dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,299 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.