Një studim të publikuar nga gazeta italiane Ilgiornale, mbrohet teoria e shumë shkencëtarëve të tjerë se rritja e temperaturave shkatërron virusin.

Sipas medias italiane studimi i quajtur “Klima ndikon në modelet globale të dinamikës së epidemive të hershme të Covid19 është realizuar nga një grup ekspertësh në Departamentin e Shkencave të Mjedisit dhe Politikave të Universitetit Shtetëror të Milanos duke pretenduar se vera do ta “shtrëngojë” armikun e padukshëm të shndërrohet njëherë e përgjithmonë në një grip normal duke i shkatërruar fuqitë vrasëse.

“Il Giornale” shkruan në artikullin e saj se përfaqësuesit italianë deklarojnë se virusi përhapet më shpejt dhe më gjerësisht në temperatura të ulëta dhe se dëshmi e kësaj ishte gama shumë specifike e klimës në kohën kur shpërtheu epidemia në Kinë, Europe dhe SHBA.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos kanë zhvilluar kështu një model parashikimi për zhvillimin e ardhshëm të pandemisë Covid19

Në bazë të këtij studimit situata pandemike fillimisht do të përmirësohet në Europë, gradualisht edhe në SHBA e gjithashtu ne disa zona të hemisferës jugore, përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, të cilat së shpejti mund të paraqesin kushte të favorshme për mospërhapjen e virusit në muajt nga qershori deri në shtator.