Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti gjaë seancës së 16 prillit. Ndryshimet kríminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite bùrgpër dhunën në familje nga 2 vite që ishte.
Nga sot 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me bùrgDeri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia. Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj bùrgThyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg.
hyerja e karantinës dënohet me bùrgderi në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet bùrgdhe deri në 8 vjet bùrgkur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me bùrg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore.
Ndërkaq, deri në 3 vjet bùrgdo të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet bùrgdo të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhùna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg