Edhe dy raste të reja pozitive me COVID 19 janë shënuar në 24 orët e fundit në qytetin e Shkodrës.

Rasti I parë është një rast kontakti, ndërsa rasti I dytë është gruaja e pacientit të shtruar në repartin infektiv të konfirmuar pozitiv me COVID 19 një ditë më parë.

Deri më tani, në Shkodër numri total I të prekurve arrin në 114 persona, ndërsa të infektuar aktivë janë 16 prej tyre.

Nga informacioni I Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga të infektuarit aktivë, pesë janë të shtruar në spital, ndër të cilët 2 janë në terapi intensive. 11 të infektuarit e tjerë, të cilët janë në gjendje më të mirë shëndetësore qëndrojnë të vetëizoluar në banesat e tyre.