Një punëtor ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ka rënë aksidentalisht nga një pallat në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit” Punëtori që ka ndërruar jetë është 63 vjeçari me inicialet M.P.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për fat të keq ai ndërroi jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kushtet teknike nëse janë zbatuar rregullat në punë