Rama shpall kryetaren e komitetit teknik të ekspertëve për situatën e Covid-19, zv.ministren e shëndetësisë. Por ky “anëtari-kryeministër” e mbledh komitetin dhe u jep leje të flasin me rradhë, përfshi “kryetaren” e komitetit.
Sukseset që renditen janë qershia mbi tortë. Vetëm arritje dhe asgjë për t’u rishikuar a reflektuar! Madje edhe faktet se Covidi është shfaqur që në janar nuk vlejnë. Mjekë imazheristë, u janë rikthyer kontrolleve që kanë bërë në Janar dhe kanë publikuar pamje imazherike ku dallohen shenjat e Covid. Ato janë fakte me figurë. Po aq kokëforte si fakte janë tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020.
Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor! Pra ka qenë Covid? Këtë “ekspertët” nuk e shpjegojnë, e as pamjet imazherike të specialistëve të fushës. Virusi ka qenë në Shqipëri në që Janar, por ekspertët e Ramës e mohojnë pa sjellë asnjë fakt, por duke dhënë vetëm opinionin që i pëlqen kryeministrit.
Asnjë studim nuk ka as se sa qytetarë e kanë kaluar, sepse Edi Ramës nuk i pëlqen e vërteta, por vetëm trillimi i vet dhe “ekspertët” bëhen verbtazi pjesë e llogarive personale politike të kryeministrit!
Të rrojë partia e vazhdojmë sipas skenarit!