Mes personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë janë edhe 5 gra shtatzënë dhe 35 fëmijëve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 4 gra janë shëruar dhe vetëm një aktualisht po vijon betejën me COVID-19. Ajo ndodhet e shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ndërsa, nga 35 fëmijë të infektuar 22 e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.