Quhet Adnan Muka. Sot në ditën e luleve ai mbush plot 85 vite por Adnani ka një tjetër lidhje me këtë ditë pasi ka një jetë që ia ka kushtuar luleve. Të lindësh në ditën e luleve dhe të jetosh për lulet është një histori frymëzuese dhe ndryshe. Në oborrin e tij aktualisht gjenden mbi 100 lloje lulesh dhe kjo tregon se mes Adnanit dhe luleve ka më shumë se dashuri.

Por si lindi dashuria për lulet dhe siç tregon Adnani mbi të gjitha kjo është një traditë familjare e trashëguar.

Në një kohë kur gjithë bëjnë dhuratë një buçetë me lule Adnani na tregon një histori të veçantë. Pasi babai doli nga burgu pas 21 vitesh ai kishte menduar të bënte një dhurate ndryshe për babain e tij dhe dhurata ishte i tërë oborri me mbi 100 lloje lulesh.

Ky oborr përveç bukurisë që ofrojnë ngjyrat e ndryshme të luleve ka frymëzuar edhe piktorë.

Një tjetër e veçantë që vjen nga kjo histori është idea se si Adnani ka menduar ta trashëgojë brez pas brezi duke i vënë luleve emrat e familjarëve.

Adnan Muka vjen nga një familje me rrënjë të thella intelektuale por siç na tregon edhe ai vetë ka preferuar që t’i shmanget kësaj politike që bëhet në Shqipëri dhe më mirë t’i kushtohet bukurisë që ka falur natyra që për të janë një jetë me lule.

Përpara se të largohemi Adnani ka një porosi për të gjithë ne dhe pushtetin vendor.
Largohemi nga ky mini kopësht botanik duke marrë me vete aromën e jaseminit, trëndafilave e karajfilave, jargavanit që është në zhdukje dhe shumë luleve të tjera me dëshirën për t’u bërë sërish mysafir të këtij oborri unik /STAR PLUS/

https://www.facebook.com/starplustelevision/videos/1078218175890495/