E ftuar në “Ditë e Re” Ish deputetja e LSI-së Klajda Gjosha thotë se tre muajt në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar pasojat reale të ekonomisë tonë.

“Pasojat kanë nisur të shihen por tre muajt në vijim do të jenë realisht vendimtare për të kuptuar cilat do të jetë rënia e ekonomisë shqiptare dhe bizneset që do të mbyllen. Muajt në vijim do të japin një pasqyrë shumë më të qartë se çfarë do të ndodhë me ekonominë shqiptare”

Sa i takon iniciativave të qeverisë Rama, Gjosha shpreh rezerva

“Shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë dhe më shpejt, sepse edhe ato iniciativa që ka marrë qeveria kanë qenë kaotike, ka munguar transparenca. Disa biznese kanë përfituar pagën e luftës për punonjësit e tyre dhe disa jo. Dhe shumë familje nuk janë ndihmuar. Nuk mund të ndihmohet një familje vetme me një pagë minimale që siguron vetëm kushtet e mbijetesës. Iniciativat e qeverisë duhej të shkonin më tej për të mos folur më pas që biznesi nuk mund të mbahet vetëm duke paguar punonjësit” thote Gjosha