Informacion Permbledhes
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 06 05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jete në nivele të qëndrueshme
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 15 mostrave të marra dhe dërguara dije në ISHP në Tiranë, janë konfirmuar 2 raste pozitiv.
• Në total, në Qarkun Shkodër, shkon në 112 numri pozitiv covid-19.
• Vijon kontrolli epidemiologjik i 21 shtetasve në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.
b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19.
Janë në pritje të përgjigjeve të 6 mostrave të përsonelit të shërbimit të një institucioni rrisku qe janë dërguar dije në ISHP,.
c. NJVKSH, M.Madhe, Aktualisht nuk kemi asnjë rast covid-19.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 61 raste, vizita te urgjences, nga keto asnjë rast i dyshuar për covid-19.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, ka bërë rreth 32 ndërhyrje për probleme të ndryshme të rendit dhe sigurisë publike monitorimin e ambienteve të karantinimit, kontaktit me përsonat e izoluar si dhe kontrollin e tregjeve në kuadrin e masave covid-19. Janë kontrolluar 27 automjeteve dhe janë marrë 19 masa administrative, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.05.05.2020, janë larguar 5 shtetas dhe nga 26 shtetas që ishin, shkon në 21 numri i shteasve i akomoduar të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.
Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, informohemi se gjatë ditës së sotme me dt.6.05.2020, rreth orës 11.00, në pikën e Kalimit të Kufirit H.Hotit, është paraqitur një shtetas shqiptar me banim në Lagjen Rus në Shkodër të cilit në bazë të urdhërit të MSHMS, nr.278 dhe 288, ju plotësua formulari i vetëdeklarimit për në banesë.
Drejtoritë e ISHSH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër, Urdhërit nr.137,dt.25.03 2020 për garantimin e zbatmit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, nga DRAKU, ka vijuar inspektimin e tregtimit të Peshkut ne Bashkinë Shkodër, ku në përgjithesi nuk janë konstatuar shkelje me perjashtim të një rasti të cilit i është sekuestruar rreth 13 kg peshk per tregti te kundraligjshme, ndërsa ka vijon puna në bashkëpunim me ISHSH, Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, NJVKSH, për zbatimin e planit javor, për monitorimin dhe keshillimin e subjekteve që janë lejuar të fillojnë aktivitetin ne bashkitë Shkodër, Pukë dhe Fushë Arrëz, të cilët janë të pasqyruara në formatet bashkëlidhur.
Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike te shtetasve qe ndodhen ne ambientet e akomodimit te Konviktit ne Univeristetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht jane 21 shtetas.