Protokolli përfundimtar që do të zbatohet gjatë sezonit turistik, prtet të ketë ndryshime lehtësuese për veshjen e perosnelit dhe vendosjen e çadrave të plazhit. Kreu i unionit turistik rrahman kasa u shpreh për tv ora, se dëmet në turizëm janë të konsiderueshme, ndaj de kërkoi nsiojen e sezonit që në muajin maj.
Draft protokolli i publikuar nga Ministria e Turizmit për sezonin turistik pritet të ketë ndryshime në veshjen e personelit dhe në vendosjen e çadrave.
Në një intervsitë për RTV Ora, kryetari i unionit turistik Rrahman Kasa, zbuloi detaje nga ndryshimet që priten të miratohen.
Kasa: Kostumet me mëngë të gjata dhe veshjet që ne i kemi parë dhe mjekët në vijën e parë të luftës. Disa veshje që mendojmë që kanë kosto të madhe. Me protokollin e ri do të reduktohen numri i çadrave të nënshkruar më parë.
Për tu rimëkëmbur sado pak nga goditjet e njëpasnjësshme në këtë sektor, operatorët kërkojnë krijimin e koridorëve të posaçëm të fluturimit për turistët e huaj.
Kasa: Por kjo vendoset përmes një marrëveshje bilaterale me shtete nga ku ka fluturime. Kemi shtruar kërkesat tona, kemi shprehur gatishmërinë tonë që infrastruktura është gati.
Një tjetër kërkesë, është dhe nisja e sezonit turistik që në në muajin maj.
Kasa: Me qëllim që turizmi të ketë akumuluar disa para që të ketë një frymëmarrje pak më përpara. Shumica prej hoteleve janë gati së paku për të pritur turiztin vendas dhe atë rajonal.
Kasa ngre shqetësimin edhe për mbështetjen e punonjësve të turizmit, të cilët nuk kanë përfituar nga bonuest financiare për shkak të largimit nga puna pas 12 prillit.
Ai shprehet se shkurtimet do të vijojnë edhe në rradhët e punonjësve sezonal në më shumë se 50%, ku përllogariten që rreth 60 mijë punonjës, të mbeten pa punë.