Në emisionin “Open” nuk munguan përplasjet midis gazetarit Mentor Kikia dhe përfaqësuesit të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi. Në pjesën e dytë të emisionit u fol për Reformës Zgjedhore.

Debati

Kikia: Ky sistem zgjedhor i kanë dhënë mundësi të futen në parlament: biznesmenë, matrapazë, tregtarë. Ky sistem zgjedhor kërkon kandidatë me para.

Bylykbashi: Jo, nuk është e vërtetë. Ky sistem kërkon shumë më pak para se të gjitha sistemet e tjera.

Kikia: Paralamenti sot është i mbushur me budallenj. Tju vijë turp. Kemi një parlament që jemi bërë gazi i botës. Ata budallenjt janë në parlamet falë jush. Ju i keni future në lista. Deputeti duhet votuar nga populli.

Bylykbashi: Nuk e blen askush kandidaturën, siç thoni ju Kikia. Kur nuk kishte vend në parlament, ne u larguam.

Kikia: Ata që ju zëvendësuan janë në parlament nga listat tuaja. Keni vendosur në listat për deputet persona që as kryetarë lagjesh nuk dalin.