Ministrja Elisa Spiropali është vënë në vështirësi ditën e sotme, teksa është pyetur për emrat e kryetarit apo të anëtarëve të Komitetit të Ekspertëve që kanë marrë përsipër të vendosin masat për mospërhapjen e koronavirusit.

Në një lidhje me Skype në stuion e Report TV, përballë gazetarit Bes Jacaj, Spiropali u mek dhe filloi të gërmëzonte fjalët kur u pyet për emrat e ekspertëve.

Pjesë nga biseda

Gazetari Jacaj: Përse njerëzit nuk besojnë se ka realisht një Komitet Ekspertësh? pse nuk i jepni emrat e tyre

Ministrja Spiropali: Ç’është kjo që nuk i japim emrat e tyre

Gazetari Jacaj: Ju mund të më thoni ndonjë emër të drejtuesit apo të anëtarëve të Komitetit teknik të ekspertëve

Ministrja Spiropali:Nuk besoj se ka pasur ndonjë herë tekniktokraci se këto ditë

Gazetari Jacaj: Ju lutem më jepni vetëm një emër, e pranoj unë injorancën time…më jepni vetëm një emër. Kush është kryetari apo anëtari të vetëm …

Ministrja Spiropali:Unë nuk jam drejtuese e kësaj struktura, është Ministria e Shdëntesësië, por nuk ka rëndësi,. të gjithë emrat aty nuk janë ministra

Gazetari Jacaj: T’i njohim dhe t’i falenderojmë për masat që kanë marrë në këtë kohë zonja Spiropali…

Momenti pas minutës 13:00