Debati ditët e fundit në Shqipëri nuk ka qenë se çfarë masash janë marrë, si po ecën pandemia e çfarë po bëhet me ekonominë, por të gjithë pyesin se kush janë ekspertët që marrin vendimet në Komitetin Teknik kundër COVID-19.
Të gjithë zyrtarët, deri tek ministrja e Shëndetësisë e Kryeministri kanë vendosur që të mos i përgjigjen pyetjeve se cilët janë ekspertët që ata këshillohen për të marrë vendimet. Po ashtu as mjekët vetë nuk kanë treguar se cili prej kolegëve të tyre është “truri” i strategjisë së luftës kundër armikut të padukshëm.
Dosja.al po u sjell sot listën e plotë të Komitetit Teknik, për ti ardhur në ndihmë si opozitëx, e cila prej javësh po kërkon emrat, por dhe zyrtarëve të shumtë që kanë “ngritur supet” përball pyejtes: Kush i merr vendimet në këtë luftë?
Lista me ekspertët e Komitetit Teknik kundër COVID19/ Mira Rakacolli, Albana Fico, Silva Bino, Eugena Tomini, Tritan Kalo, Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli Lito, Andi Koraqi, Skënder Brataj, Mirela Cami, Flutra Beqo, Narvina Sinani dhe Areti Beruka.