Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi akuzoi deputetët e mazhorancës se kanë abuzuar me pushtetin, duke punësuar të afërmit e tyre në punë shtetërore në pozicione të mira.
Unë kam një rrogë 1 milion e 174 mijë lekë të vjetra, por unë nuk kam ardhur kukull. Nuk jam nga këta që nuk i fton njeri në dasmë. Kam teze, halla, daja. Duhet me i sajdisur më parë ata se unë nuk bëj hipokritin, që dal me TV me qese, po nuk i qas motra dhe daja në dasmë. Shteti fillon nga familja.
Po nuk e di, këta kanë shumë kurora brenda familjes. Janë me 4 5 barqe. Janë 6-7 kolegë që i kanë të trazuar fëmijët. Nga 78 deputetë që ka mazhoranca, nja 60 vetëm qentë kanë lënë pa punësuar në shtet. Me çuna, me goca, me baxhanakë, i kanë drejtorë e përjetë tha Murrizi në Ora News.