Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv ku trajtohen të sëmurët me koronavirus. Mësohet se një grua ka lënë spitalin, pasi ajo fitoi betejën me COVID19
Burime nga spitali thonë se me herët është dërguar me autoambulancë një tjetër grua e shëruar nga Shkodra, ndërsa pritet që po sot të shkoje në banesë edhe një tjetër paciente nga Durrësi.
Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga COVID 1, ku shihet se si gruaje e shëruar hipën në ambulancë, ndërsa do të transportohet drejt shtëpisë së saj. Kujtojmë se në vendin tonë janë zbuluar 832 raste me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona.