Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua sot në spitalin rajonal të Shkodrës.
Falë punës së ekipit të kirurgjisë që vijon të jetë në gatishmëri për për të përballuar çdo problem shëndetësor të qytetarëve, edhe në këtë situatë pandemie.
Punë e palodhur e dr. Gëzim Galiqi, dr. Oltion Alibali, dr. Bashkim Kraja, infermiere Bisere Tuzi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Shkodrës që nuk e kanë ndalur në asnjë moment punën për të shpëtuar jetë.