Ai u shfaq kritik në seancën e fundit të Kuvendit ndaj të tijëve, ndërsa sot zgjedh ta kujtojë me fjalët e heroit Qemal Stafa, 5 Majin.

Deputeti i PS e ka përkujtuar 5 majin me shprehjen: “Edhe na shqiptarët do t’a rrënojmë të vjetrën. Mbi të do ngrefim madhnisht flamurin kuq e zi të vllaznimit” Ai po ashtu këtë postim e ka shoqëruar me foton e Qemal Stafës

STATUSI I PLOTË

“Edhe na shqiptarët do t’a rrënojmë të vjetrën. Mbi të do ngrefim madhnisht flamurin kuq e zi të vllaznimit”, shkruante Qemal Stafa, emri dhe veprimtaria antifashiste e të cilit janë të lidhur me 5 Majin. Emri i Qemal Stafës dhe 5 Maji janë të lidhur me shpresën dhe idealin që kemi nevojë të përqafojmë edhe sot, ku vlerat e lirisë, demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë ideali për të cilin luftuan dhe dhanë jetën Dëshmorët e Atdheut” shkruan në një status në facebook, deputeti Bushati.