Nuk është vetëm Kosova që mendon për zgjedhje dhe qeveri të re në kohën e përballjes së madhe me pandeminë e koronavirusit.

Një tjetër vend ballkanik ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale e parlamentare dhe bëhet fjalë për Serbinë.

Mësohet se populli serb do të shprehet për përfaqësuesit e tij lokal e qëndror më 21 Qershor të këtij viti.

Vendimi është marrë sot pas një takimi të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Zgjedhjet ishin paracaktuar të mbaheshin në prill, por që u shtynë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.