Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka vendosur që të pezullojë tre infermier të sherbimit të NeuroKirurgjise pasi gjatë kontrollit në orarin e punës u kapen duke ngrenë.
Në lidhje më këtë vendim ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook edhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë
Ajo e quan vendimin skandal duke thënë se “turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur”
Reagimi i plotë
“Reagim publik per masen e mare ndaj tre Infermiereve te sherbimit te Neurokirurgjike
Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto.Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.
A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese ,as ditet e festav apo fundjavat.E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret.Po n cilin vend te botesh eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.
Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise”