Tregtarët e fruta-perimeve në Zdrale, mëngjesin sotëm mësyne sërish para bashkisë Shkodër.

Atyre një jave më parë i ishte lënë afat disa ditor për akomodimin në një vend të përshtatshëm për të tregtuar mallin, por edhe sot pas një jave nga hera e parë që u paraqiten para bashkisë, atyre ende nuk u është caktuar një vend për shitje.

Ndërkohë që sot një grup prej 5 vetash u pritën nga kryetarja e Bashkise Voltana Ademi për të dëgjuar shqetësimin e tyre. Pasi dolën nga takimi ato u shprehen se iu është lënë afat 10 ditor për zgjidhjen e problemit, ndërsa shtojnë se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga paketat e qeverisë.

Tregtarët thonë se duhet të rifillojnë punën në mënyrë që të mbajnë me ushqim familjet e tyre, dhe se duhet të jetë Bashkia ajo që duhet tiu garantojë kushtet.