Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 04.05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut vazhdon të jete në nivele të qëndrueshme

Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 11 mostrave të marra dhe dërguara dje në ISHP në Tiranë, janë konfirmuar të gjitha mostrat negative.

Në total, ngelet në 110 numri pozitiv covid-19

Vijon kontrolli epidemiologjik i 26 shtetasve (Nga 35 që ishin, sot janë larguar 9 shtetas që kanë mbaruar karantinimin) të karantinuar në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

Sot janë dërguar 10 mostra në ISHP, në Tiranë.