Një bombul gazi ka shpèrthyer pak minuta më parë në fshatin Ura e Shtrenjtë, njësia administrative Postribë në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpèrthimit ka mbetur i plágosur rëndë shtetasi Sait Fikaj 52 vjeç.
Pas ndihmës së parë ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.
Pòlicia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.
Informacion paraprak
Më datë 04.05.2020, rreth orës 15:10, dyshohet se nga shpèrthimi i një bombule gazi në banesë ka pësuar djègie shtetasi S. F., 59 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, i cili pas ndihmës së parë u dergua në QSUT Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.