Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj bizneseve të mëdha, që nuk kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës për punonjësit e tyre, edhe pse i kanë hequr ata nga puna përpara datës 10 Prill. Rama shprehet se është e papranueshme që punëdhënësit tiu mohojnë punonjësve të tyre një pagë që iu është dhënë nga ana e shtetit.

Rama Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu, në Ministrinë e Financave ose tek Tatimet, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre disa subjekte në kategorinë biznes i madh, nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin! Kjo është e patolerueshme

SOT NE DO TË MIRATOJMË NJË GJOBË PËR BIZNESET E MËDHA, QË TRADHËTOJNË ME KËTË PAPËRGJEGJSHMËRI TË PLOTË SOCIALE PUNONJËSIT E TYRE, DUKE MOS MARRË MUNDIMIN TË BËJNË APLIKIMIN NË EMËR TË KOMPANISË PËR TA

KUSH NUK DO TA MARRË MUNDIMIN TË APLIKOJË TEK TATIMET, QË PUNONJËSIT TË MARRIN PAGESËN 40 MIJË LEK, DO TË GJOBITET PËR ÇDO PUNONJËS QË KA BRAKTISUR NË KËTË MËNYRË TË PATOLERUESHME!

Pikë e zezë! Tu mohosh punonjësve të tu një pagesë që sua jep ti po shteti Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale

NDËRKOHË VAZHDON SHPËRNDARJA E NDIHMËS FINANCIARE DHE KËTË JAVË NIS LËVRIMI I KËSTIT TË DYTË TË PAGËS SË LUFTËS, SI EDHE NDIHMËS EKONOMIKE DYFISH

Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare. ASNJË SDO MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON ME LIGJ E ME ZAKON