450 familje në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës nuk kanë mundësi që të nxjerrin në treg produktet bujqësore qe kultivojne. Shumica e ketyre produkteve u shkon dem. Fermeret kanë ndarë shqetësimet e tyre me gazetarine Abc News Simon Shkreli.
“Kam hedhur 3 ton sallatë jeshile pasi nuk ka shitje,” është shprehur fermeri Zija Gerbeti
Ky është kështu Zija Gerbeti nga fshati Kosmaç i Bashkisë Vau Dejës. I gjithë produkti për kultivimin e të cilit ka shpenzuar para ka përfunduar në koshin e plehrave.
“Ne prodhojmë për tregun vendas, nuk ka lëvizje nuk ka turistë, në këtë kohë karantine nuk ka lëvizje, nuk shohim dritë në fund të tunelit”, ka thënë fermeri.
Mungesa e qarkullimit për shkak të koronavirusit i ka dëmtuar ekonominë e qindra familjeve të këtij
Fetah Hazizi po kryen vjeljen e lakrave. Këtë vit thotë ai nuk ka shitur asgjë. Janë katër dynym lakër që kanë mbetur në fushë
“Tregjet janë mbyllë, dyqanet po, nuk lenë askënd të dalë ga virusi, na ka ngel dopje gjashta në dorë, pa punë nuk jetohet. Serat i kemi bërë me kredi, për fitime nuk kemi”, ka thënë fermeri Hazizi.
Të njëjtin shqetësim ka dhe Alim Hazifi, sallata jeshile ka mbetur stok. Ai furnizonte restorantet kryesore por ato janë mbyllur. Këtë vit a ka humbur dhe shumë para.
“Për të futur një serë në punë kushton, 8 milionë lekë. Mbështetje dhe subvencione nuk kam patur. Kam marrë dhe kredi”
Këta fermerë, por tani nuk kanë as të ardhura për tu ushqyer./abcnews.al