Emisioni i mbrëmjes “Ajsberg” në Fax News me moderatorin Artur Çani ka trajtuar mbrëmjen e sotme një temë mjaft të ndjeshme sa i përket rasteve që janë shënuar víktima për shkaqe të koronavirusit ose jo por që kanë qenë të infektuar.
Fax Neës ka trajtuar herë pas herë raste kur disa pacientë në mosha të ndryshme kanë ndërruar jetë dhe që nga testimet kanë qenë persona të infektuar me Covid-19 por që nga Ministria e Shëndetësisë, në rastet kur shkaku kryesor nuk ka qenë sipas saj koronavirusi, nuk është përfshirë në listën e personave që kanë humbur jetë nga pandemia. Por ajo çfarë bën përshtypje ka të bëjë me faktin se nuk ka nga ana tjetër një kategori të víktimave që nuk ka qenë Covid-19 arsyeja e ndarjes së tyre nga jeta, por që kanë rezultuar pozitiv.
Pikërisht këtë temë ka trajtuar emisioni i sotëm dhe pyetja që është ngritur është: Pse ndryshe nga vendet e tjera, kryesisht të zhvilluara kanë treguar publikisht shifra të víktimave që kanë qenë të infektuar me koronavirus, por nuk është kjo diagnoza e vdekjes së tyre?
Kryebashkja e Shkodrës tha për “Ajsberg” se është e paarsyeshme që të mos raportohen víktimat që ndërrojnë jetë, ndoshta për shkaqe të tjera, por që njëherësh të infektuar me koronavirus.
Ajo tha se publikimi i këtyre të dhënave do të shërbente edhe për studiuesit dhe menaxhimin dhe marrjen e informacioneve nëse do të ketë një rishfaqje të pandemisë, për të kuptuar vijoi ajo imunitetin e shoqërisë.
“Në Shkodër po të shikojmë faqen e ministrisë, rezoltojnë 2 persona që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, kur në fakt dihet mirë që kanë humbur jetën edhe 6 pacientë të tjerë, ndonjëri prej tyre në Spitalin Infektiv në Tiranë edhe për shkak të sëmundjeve të tjera, por që kanë qenë të infektuar, ndërsa të tjerët në Spitalin Rajonal Shkodër. Ata kanë qenë të infektuar, pavarësisht se arsyeja e vdèkjes është thënë se ka qenë tjetër. Akoma edhe sot unë nuk e kuptoj arsyetimin se pse kjo e dhënë nuk jepet kështu sikurse është. Kjo është një e dhënë e dosmosdoshme edhe për studiuesit që në rast të ripërsëritjes të kuptojmë se sa imune është shoqëria jonë, sa na ka prekur, si e kemi përballuar. Edhe qoftë për rast studimor duhej të jepet” tha Ademi.
Gazetari Artur Çani tha se rasti i parë ka qenë më 10 Prill kur ka vdèkur babai i pacientit ‘zero’ në Shkodër. Ai pohoi se në rastin në fjalë víktima është shoqëruar nga forca të shumta pòlicie dhe ndiqej sepse ishte i infektuar nga koronavirusi.
“Me t’u dhënë lajmi se personi vdíq nga Covidi dhe ministria nuk e kishte njoftuar, menjëherë pas kësaj ministria deklaroi se i moshuari ka qenë mbartës i virusit por ka vdèkur për shkaqe të tjera, sepse nuk thonin dot se nuk ka qenë i infektuar se ishte familjar i pacientit ‘zero’. Ata ishin gati të thonin se kishte vdèkur më parë tani e numëruar.
Një rast tjetër është një 59-vjeçar me 13 Prill, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në Spitalin e Hskodrës dhe ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Më 14 Prill vdíq një grua 62-vjeçe me inicialet Z.M, po nga Shkodra, në Spitalin Infekti, mbartëse e Covid, por edhe kjo asimptomatike. Më
15 Prill në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka ndërruar jetë 62-vjeçar, edhe ky nga Shkodra, edhe ky asimptomaktike, ministria e deklaron se ka ardhur në gjendje të rèndë dhe arsyeja si gjithnjë asimptomatik. Më 18 Prill, një 82-vjeçar edhe ky i infektuar në Shkodër nga një infermiere, por si në të gjitha rastet e kanë klasifikuar si asimptomatik. Këtu dyshimi bëhet fakt, rritet në përmasa të jashtëzakonshme” tha Çani.
Për këtë çështje Voltana Ademoi tha për “Ajsberg”: ‘Janë të dhëna që nuk i them unë, janë dhënë nga të gjitha kanalet televizive’
Por e pyetur se si është kjo ndarje e statistikave në krahasim me vendin fqinj të Italisë, Ademi tha: ‘Raportimi në Itali ndodh ata që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 dhe me Covid-19. Mendoj se një raportim i tillë duhet të bëhet edhe tek ne’
Një problem akoma më i madh që u trajtua mbrëmjen e sotme në Fax Neës është mos-skatësia e numrave por sidomos arsyeve pse shqiptarët ndërrojnë jetë në regjistrat e Gjendjeve Civile. Një shqetësim të tillë e ndau edhe kryebashkiakja e qendrës administrative më të madhe në Veri të vendit, Voltana Ademi.
“Një problem tjetër që është verifikuar që në kuadër të pandemisë bëhet akoma më i rèndë është regjistrimi i víktimave në Gjendjen Civile. Nuk skatësohen në të gjitha dokumentet që faktojnë arsyet e ndërrimit të jetës së qytetarëve tanë. Ka shumë raste që ka víktima të pafaktuara në dokumentet e regjistrit të Gjendjes Civile që nuk trajtohet shkaku
Moderatori i “Ajberg” ka cekur edhe një tjetër temë, që është ajo e shtimit të numrit të víktimave në qytetin e shkodrës, ku sipas tij është rritur 45% nga një vit më parë.
“Vetëm në muajin Prill në qytetin e Shkodrës 77 persona kanë ndërruar jetë. Në vitin 2019 gjithsej kanë qenë 53 persona të vdèkur. Çfarë ndryshoi, çfarë ka ndodhur ndryshe? Shkodra është i njëjti qytet por në 2019 nuk e ka pasur këtë pandemi. Numri i vdèkjeve është këtë vit 24 më shumë se një vit më parë, dhe nuk janë pak për një zonë si Shkodra. Kemi një rritje prej 45%. Këto vdèkje i duhen ngarkuar pandemisë, duhen analizuar mirë pse ka ndodhur kjo” tha Çani.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/648030682715711/