Vetem 20 % e bizneseve ne Shkodër kanë perfituar nga paga e luftës, ndërkohe që sot në Shkodër pervec rrezikut te virusit nje tjeter virus i rrezikshem eshte ai i ekonomise.
Deklarata eshte bere nga Kryetari i Partise Demokratike ne Shkoder Xhevdet Amuli. Ai u shpreh se kjo qeveri eshte talluar me shqiptaret dhe shkodranet.
Nga ana tjeter, Amuli i pyetur per protestat te mundshme te PD-se, deklaroi se PD do te mbeshtese cdo proteste ne Shkoder.
Kreu i PD ne Shkoder, u ndal tek veshtiresite ekonomike, dhe tek nevoja imediate qe duhet qe qeveria te ndihmoje biznesin, familjet ne nevoje apo shtresat e tjera te cilat sot jane ne veshtiresi reale. Amuli, iu referuar Kosoves si model i mbeshtetjes se qeverise ndaj qytetareve nderkohe qe Qeveria Shqiptare e sheh biznesin si armik deklaroi Amuli.
https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/1705651719588528/