Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka botuar tabelat zyrtare të sistemit alert në QSUT.

“Të gjithë i mbajmë mend edhe raportimet mediatike për fluks e rradhë të gjata jo vetëm në QSUT.

Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor? Po atëherë cfarë është kjo gjendje me temperaturë të lartë e simptoma të ngjashme me gripin, por e ekzaminuar si JO grip?” shkruan Spahia, ndërsa i drejtohet Komitetit të Ekspertëve që të shprehen mbi këto fakte që janë duke dalë çdo ditë.