Fatmirësisht prej dy ditësh në qytetin e Shkodrës nuk konfirmohen raste të reja pozitive me virusin COVID 19. Deri më tani, numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Shkodër mbetet 110 persona. Ndërkoë që numri i personave të shëruar është çdo ditë në rritje. Në 24 orët e fundit, edhe katër persona të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve ku në total numri arrin në 92 persona, pothuaj 90% e të gjithë të prekurve në total. Aktualisht, të infektuar aktiv me koronavirus janë 20 persona
Një pjesë prej tyre po marrin shërbim mjekësor në spitalet COVID në Tiranë, ndërsa të infektuarit e tjerë në gjendje më të stabilizuar shëndetësore janë të vetëizoluar në banesa dhe ndiqen nga mjekët e familjes për çdo problem të mundshëm shëndetësor. Pavarësisht situatës serioze të krijuar gjatë ditëve të fundit, në rang qarku vetëm në bashkinë Malësi e Madhe nuk ka patur persona të dyshuar apo edhe të prekur nga koronavirusi
Nga informacionet përmbledhëse të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bëhet e ditur se aktualisht në ambientet e Konviktit Luigj Gurakuqi, kanë qenë të akomoduar deri sot me dt 01.05.2020 rreth 37 shtetas të cilëve i është ofruar akomodimi, ushqimi dhe asistenca shëndetësore, ndërsa të premten, kanë dalë nga akomodimi 2 shtetas te cilët kanë kryer fazën e karantinimit të detyrueshëm prej 14 ditësh. Aktualisht janë të akomoduar gjithsej 35 shtetas