Koronavirusi ka rritur numrin e të papunëve dhe kjo ka ndikuar në shtimin e numrit të qyetarëve të cilët marrin ushqime me listë. Tregëtarët shptrehen se në ditë shkojnë rreth 8 persona të cilët shpenzojnë rreth 15 mijë lekë në ditë.

Tirane- Situata e koronavirusit mbylli shumë sektorë dhe shtoi numrin e personave të papunë gjatë afro dy muajve shtetrrethim.

Kjo ndikoi edhe te borxhet në markete e disa lagjeve në kryeqytet. Numri i qytetarëve të cilët marrin ushqim me listë është rritur gjatë 2 muajve të fundit.

”Është shtuar se nuk ka pasur punë, kanë qenë të mbyllura. Ushqimore, bukë, perime, oriz, makarona, gjërat elementare për një familje. Listat vazhdojnë ashtu siç kanë qenë.”

Këto janë listat e vetmë një marketi gjatë dy muajve të fundit.

Një person në ditë mund të shpenzojë 10 deri në 15 mijë lekë të vjetra, ndërsa qytetarët që marrin ushqim duke hyrë në borxh vetëm në këtë market shkon deri në 8 në ditë.

”Varet, nga 10 mijë lekë ose 15 ditorja. Një person mund të shpenzojë 10 ose 12 mijë, varet sa familjarë ka në familje.”

Me shpresën e paktë se këto borxhe mund të shlyhen një ditë, falenderojnë emigrantet që ndihmojnë fqinjët apo ndonjë të pamundur për të paguar faturat dhe borxhet.

”Ka edhe emigrantë që duan të ndihmojnë, edhe vijnë që t’i paguajnë por janë të rrallë.”

Ata tregojnë se qytetarët që drejtohen për të blerë ushqime me listë drejtohen kryesisht në pikat e pakicës, pasi supermarketet nuk e ofrojnë këtë mundësi