Shefja e Reanimacionit te Spitali “Shefqet Ndroqi” Alma Cani, ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Duke kujtuar me shumë dhimbje ata që nuk mundën dot të shpëtohen, e duke pranuar se sa vuajtje u shkakton bluzave të bardha kjo humbje, ajo thekson se “nuk kemi kohë të vajtojmë, por duhet të vrapojmë pasi një jetë tjetër duhet shpëtuar!”

Statusi i mjekes Alma Cani:

E nderuar qe jam pjese e stafit te reanimacionit ne SUSN “Shefqet Ndroqi”!

Te nderuar miq

Ne keto dite te veshtira te pandemise mbareborerore te gjithe ne u ndeshem me nje realiteti qe ishte jasht imagjinates, perpara nje lufte misterioze e te padukshme qe na tjetersoj jeten. Na beri te kuptojme qe fjala e urte e popullit se cfare sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashme.

Prej vitesh ne spitalin SUSN, stafi i reanimacionit eshte marre me pacientet qe ne situatat gripale trajton kryesisht komplikacionet nga gripi qe atakojne mushkerine duke alteruar frymemarrjen dhe duke kerkuar asistenca te respiracionit me ventilator.