Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me armë pa leje. Në një njoftimin të sajin policia e shtetit bën të ditur se 34 vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.
“Si rezultat i një pune të mirë organizuar u evidentua shtetasi F. Sh. 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë” thuhet në njoftimin e policisë.