Është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Librazhdit, Lumturie Hyseni 65 vjeç e cila jetonte vetëm. Kanë qenë komshinjtë e saj ata që kanë njoftuar policinë pasi ajo nuk po u përgjigjej në telefon. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfiksit dhe policia.

Momentalisht trupi i pajetë është nisur drejt Elbasanit për ti bërë ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e vdèkjes.

Derimë tani dyshohet se ka qenë vdèkje natyrale pasi paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.