Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg dy autorët e dyshuar për ngjarjen e rëndë në tregun e makinave, ku humbën jetën dy vëllezërit Haxhiaj, pak ditë më parë në këtë qytet.
Altin Ndoci dhe K.A., 22-vjeç janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nën masa të rrepta sigurie drejt Gjykatës dhe gjatë mbajtjes së seancës institucioni ishte i rrethuar nga policia.