Pòlicia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm në zonën e Zall Herrit në Tiranë, ku u grabit banesa e një familjeje. Pòlicia përmes drejtuesit të saj në Tiranë Rebani Jaupi njofton se janë árrestuar tre autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët janë kapur në zonën e Niklës në Tiranë.

Burime të Faxweb.al bëjnë me dije të arrestuarit janë Jani Aruçi Ndriçim Bami e Durim Bami. Emri i këtij të fundit është i njëjtë me atë të të fortit të Niklës, por nuk bëhet fjalë për të njëjtin person. Tre të rinjtë e arrestuar kanë vjedhur 40 mijë lekë të reja nga familja në Zall Herr, të cilët më pas i lidhën dhe i kërcënuan me armë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e ármës, vodhën një sasi lekësh në banesën e shtetasit B. Z. Identifikohen, lokalizohen dhe árrestohen nga Policia tre autorët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjárrit kállashnikov, me një krehër me fishekë. Vijon puna nga polumbarët e RENEA-s, në lumin Tapizë, për gjetjen e ármës tjetër që kanë përdorur autorët.

Siç jeni në djeni, në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve

– J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec); N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël; Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të panashëm.