Faxweb.al raportoi me foto disa ditë më parë, duke u mbështetur dhe në dëshminë e mjekëve, disa grafi që iu ishin bërë pacientëve që në muajin Janar që tregonin se ishin prekur nga koronavirusi.

Pas kësaj ishin dy mjekët e njohur Gëzim Xhepa dhe Renato Osmenaj, ata që publikuan fakte të tjera që provonin se ka pasur raste pozitive me covid prej muajsh, edhe pse nuk janë të konfirmuar zyrtarisht. Por kjo e vërtetë e nxjerrë sheshit, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Silva Binos, e cila shprehet se profesionistët e vërtetë nuk dalin në media me fakte të tilla.

Bino shprehet entuziaste se në vendin tonë është shmangur skenari italian, ndërsa Xhepa dhe Osmenaj thonë se në vendin tonë nuk mund të flitet për mikë, dhe masa të tillas të ashpra mbylljeje, sa kohë që virusi ka qarkulluar në një kohë kaq të gjatë.

Postimi i Binos: Njerezit mund te bejne hamendesime por kur bejne disa qe e quajne veten profesioniste ne zanatin e tyre kjo me cudit pa mase. Deri me sot nuk kam degjuar asnje opinion nga shoqata te caktuara profesioniste ne lidhje me ceshtje te caktuara te infeksionit te cilat debatohen midis profesiostesh dhe dalin me konkluzione.

E kuptoj fare mire qe te gjithe jane infeksioniste, virologe dhe epidemiologe ne kete moment. Semundjet infektive jane iteresante te besh opionistin por kjo vlen per ata qe nuk jane profesioniste e jo per ata qe e konsiderojne veten te tille. Tani duhet te ishte momenti te te gezoheshit qe fale nje pune te profesionisteve epidemiologe, imfesioniste, virologe ne Shqiperi nuk ndodhi skenari italian. Beni verejtje per te permiresuan punen tani dhe ne muajt qe vijne pasi sfida te reja do te kemi por ruajeni veten pasi mania per protagonizem ju nxjer qesharake ne planin profesional pa cka se populizmi do ju mbuloje me lavde te cilat sic ngrihen ashtu dhe bien.

Faktet tona nuk dalin ne facebook por atje ku gjykohen me mire ne mjedsiin shkencor. Hamendesimet tuaja shkruajini e argmentojini si duhet botojini ne artikuj nderkombetare bile me shkalle impakti sic i thone atje ku debatohet e verteta e jo per te coroditur njerezit. Besoj se sot duhet ti gezohemi jetes me 519 te sheruar, duhet tu themi falemnderit te gjithe ekipit te sherbimit epidemiologjik kudo qe me te gjtha mangesite qe kane bene ate qe askush nga ata hamendesues nuk e beri, te gjithe ekipit te infektivit qe me vetmohim beri te pamunduren, per te gjithe ekipin e ISHP qe nuk pati kure asnje vonese dhe testoi naten dhe diten qe rezultatet te jepeshin brenda 24 oreve dhe puna e gjurmimit, hetimit dhe izolimit te ndodhte brenda 24 oreve. Gezojuni kesaj e falenderoni kete gje kritikat e nevojshme duhet ti debatojme neser pasi vetem duke i analizuar permiresohemi por me profesionalizem dhe jo keqdashesi e mungese diturish.